Live Score, i ndryshon emrin Maqedonise
Albeu.com
Njëri prej portaleve më të njohura të internetit për rezultate sportive Live Score, pushoi me shfrytëzimin e emrit kushtetues të Maqedonisë të shkruar latinisht, që e shfrytëzonte vite me radhë.
Në vend të emrin Republic of Macedonia, që ky portal sportiv e shfrytëzonte prej vitit 2002, rezultatet për reprezentacionin e futbollit të Maqedonisë dhe për kampionatin nacional tani janë shkruan me transkriptimin maqedonas të emrit kushtetues - Republika Makedonija…
Makfaks-i tentoi të fitojë sqarim se me çka ka të bëjë vendimi i këtillë dhe nëse është rezultat i sugjerimeve nga jashtë, por, nga Live Score mbetën pa koment.

Live Score është një portalet më të vjetra, më të njohura dhe më të vizituara botërore për ndjekjen e rezultateve nga futbolli, tenisi dhe hokei ndërkombëtar, i themeluar në vitin 1998.

Sipas listës së vizitueshmërisë së portalit në korniza evropiane, në mesin e dhjetë të parave është Greqia.

Emri Republika Makedonija, që tani e shfrytëzon Live Score, ishte një nga propozimet e mediatorit në bisedimet për dallimet rreth emrit Metju Nimic. (alsat/albeu)
Shtuar më 30/10/2008, ora 22:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori