LIVE/ Rama rrëfen historinë e deputetit që pagoi gjobën e parë falë vajzave të tij police
Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet aktiviteti i “Promovimit të femrës në Policinë e Shtetit”, ku kryeministri Rama, përveçse e vlerësoi figurën e tyre, ka treguar edhe një histori me një deputet, i cili i kishte rrëfyer se si e kishte paguar gjobën e tij të parë.

“Një deputet më tregoi se si e kishte pasur të pamundur të diskutonte gjobën që duhet të paguante për parkimin e gabuar përballë dy vajzave të veshura me uniformë policie.

Isha mësuar më tha me policë që s’dinin as të flisnin dhe përfitoja nga kjo për t’u thënë “ik mësoni të flisni një herë pastaj hajde kërkoni të paguaj gjobën”.

Rama tregon se falë aftësive të femrave në polici, deputeti u detyrua të paguaj kokëulur gjobën e tij të parë.

Rama gjatë fjalës së tij përmendi dhe faktin që policia është institucioni më I besuar tek qytetarët./albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori