LIVE/ Protestuesit pushtojnë Kryeministrinë, Basha jep mesazhin e parë
Pëlqej
Prej 30 minutash ka nisur protesta e opozitës në Tiranë.

Me një pjesmarrje të konsiderueshme, opozita është drejtuar drejt Kryeministrisë, aty ky Rama po mban një fjalim.

Basha gjatë fjalës së tij, e quajti protestën e sotme provën që shqiptarët nuk e duan më qeverinë e Ramës.

Pjesë nga fjala e Bashës

Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi evropian, ne protestojme për liri, drejtësi, me dinjitetin e forcës së njeriut të lirë.

Ne jemi këtu për t'i treguar Europës se qeveria Rama që qeveris tek ne, nuk përfaqson ne, nuk përfaqëson Shqipërinë.

Përpjekja jonë është beteje mes të mirës dhe të keqes, mes atyre që duan drejtësi me ato që kanë kapur drejtësinë, problemet që ka sot Shqipëria është mungesa e drejtësisë, kapja e shtetit, krimi dhe korrupsioni.

Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojmë se nuk e pranojnë këtë qeveri. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori