LIVE/ Nis eklipsi i plotë i diellit, ndiqeni KËTU (VIDEO)

12 milionë amerikanë parashikohet të jetojnë në zonën ku do të ndodhë eklipsi i plotë i diellit ndërkohë që miliona të tjerë kanë udhëtuar aty për të parë këtë spektakël.

Pak minuta më parë ka filluar eklipsi, i cili po transmetohet LIVE nga NASA dhe mjaft media të tjera.

Eklipsi i plotë i diellit ndodh kur hëna vendoset në vijë të drejtë mes tij dhe tokës duke e mbuluar diellin.

Këtë dukuri të rrallë do ta shohin të gjithë ata që ndodhen në fashën nga Plazhi Lincoln në Oregon deri në Charleston të Karolinës së Jugut.

Pjesa tjetër e Amerikës, Kanadasë, gjithë Amerikës së Veriut në të vërtetë, bashkë me një pjesë të Amerikës Jugore, Afrikës së Veriut dhe Evropës Perëndimore do të shohin vetëm eklipsin e pjesshëm, ku hëna mbulon vetëm një pjesë të diellit. /albeu.com/


Shtuar më 21/08/2017, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori