LIVE/ Cikloni mesdhetar godet brigjet e Greqisë, erëra të forta dhe rrebeshe shiu
Rreth kësaj teme:

Brigjet greke janë prekur nga cikloni, i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos në Greqi janë  tashmë në vorbullën e ciklonit.

"Ka dëme por ato nuk kanë rrezikuar jetën e njerëzve", tha së fundmi zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, pas takimit në mëngjes të Mbrojtjes Civile, në lidhje me ecurinë e motit të keq.

"Ne mbetemi në gatishmëri absolute," tha nënsekretari i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, duke paralajmëruar momentin kritik dhe duke deklaruar se orët e ardhshme do të jenë shumë kritike, shkruan Kathimerini, përcjell albeu.com.

Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera të motit intensiv dhe reshje të mëdha shiu.

Siç përmendi ai, ndërprerjet e energjisë janë regjistruar në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca, megjithatë, po punohet për ta rikthyer atë.

"Cikloni do të qëndrojë në perëndim për 6-9 orë dhe më pas do të lëvizë në jug", shtoi ai.
LIVE/ Cikloni mesdhetar godet brigjet e Greqisë, erëra të forta dhe rrebeshe shiu

Shtuar më 18/09/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori