Plagosi me thikë 3 persona në Laprakë, zbardhet dëshmia e autorit: Ish-pronari italian më kishte borxhe

Altin Megjushi, autor i plagoisjes së trefishtë në Laprakë u vetëdorëzua sot në Polici.

Mbrëmjen e djeshme Altin Mergjushi plagosi me thikë Viktor Rrapollarin, 64 vjeç, vajzën e këtij të fundit, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.
Pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.
Autori punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për konflikte punësimi, ku autori ka qenë i punësuar në biznesin e të plagosurve

Mergjushi tha sot para hetuesve se ish-pronari italian i kishte borxhe, pasi nuk nuk e kishte paguar për pajisjet që ai i kishte sjellë nga Italia.

Atori pretendon se ka ndihmuar italianin Massimo Sorvillo për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi.

Sipas tij, kishte shkuar disa herë edhe në Itali për t’i blerë dhe sjell pajisje për punën dhe për këto nuk ka marrë pagesa pasi ështe hequr nga puna.

Sakaq ai pranoi se nuk e kishte për qëllim që t’i plgoste, por sipas tij ata e kishin provokuar kur po kalonte pranë lokalit dhe më pas nisi sherri./albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 11:41