Autobusi me pasagjerë përplaset me një mjet në Maliq, një i lënduar rëndë

Një aksident ka ndodhur në Voloçisht të Maliqir, ku një autobus është përplasur me një mjet tip “Volvo”.

Autobusi ka qenë me pasagjerë, por fatmirësisht ata nuk kanë pësuar dëmtime ndërsa drejtuesi i autobusit është dëmtuar.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 12.05.2023 13:37