Kri Gorasi nuk njeh kufij: Jam gati për s*ks tresh por me këtë kusht! (FOTO LAJM)

Kri Gorasi është një nga personazhet që ka bërë më shumë bujë.

Ajo deklaroi gjatë sezonit të parë të “Aventurierëve” se ka jetuar në jetimore dhe jetesa në atë institucion nuk ka qenë aspak e lehtë. Më 9 nëntor “reality show”, në TCH, “Aventurierët 2”.

Ndërkaq, Kri konsiderohet nga ata persona që e thotë pa drojë atë që mendon apo bën, ndaj në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” sot në Top Channel ajo konfirmoi atë që tha para disa muajsh, se do të dëshironte të bënte “seks tresh”.

Kri ishte e ftuar përsëri ditën e sotme në studion e emisionit “Shqipëria Live” dhe u pyet nga moderatorët në lidhje me dëshirën e saj.

Ajo tha se nëse do të gjejë personat e duhur do t’i pëlqente “të aplikonte” seks tresh. Ndër të tjera Kri tha se gjatë sezonit të parë ka marrë qindra kërcënime mes tyre edhe ato me jetë.

“Mendoj se do jem pak më serioze dhe më e qetë. Nëse dikujt i duket vetja si unë, ok. Por unë nuk kam thënë se përfaqësoj vajzat shqiptare.

Më vjen çudi se si na kanë gjykuar personazhe të njohur të ekranit, pasi unë di se ata të botës së ekranit duhet të mbështesin njëri-tjetrin”.

“Ne nuk i gjykojmë emisionet e tyre, pse ata të na gjykojnë ne. Kam shumë mesazhe në rrjetet sociale. Kam patur kërcënime të ndryshme, kam fëlliqur Shqipërinë, kam fëlliqur mentalitetin. E më kërcënojnë me vrasje”, – tha Kri.

Kur e ngacmuan në lidhje me një deklaratë të bërë më herët ku thoshte se “donte të kishte bërë më shumë budallallëqe si për shembull dashuri treshe”, ajo tha: “Nëse gjej personat e duhur pse jo”.

“Këtë sezon janë personazhe të njëjtë , por nëse do të kishte një sezon të 3 apo të 4, pse jo”, shtoi Kri.


Shtuar 7.10.2020 15:29