Romela Begaj rezulton me doping, humb medaljet
Listat e maturantëve fitues në Drejtësi, Ekonomi dhe në Gjuhët e Huaja

Pëlqej
Tri fakultete të Universitetit të Tiranës i dhanë fund dje ankthit të mijëra maturantëve, në pritje për të fituar disa nga degët më të kërkuara. Ata kanë arritur të përllogarisin dhe shpallin në kohë rekord pikët për të gjithë aplikuesit, ndërsa gazeta boton vetëm listën me ID e 3100 fituesve në programet e studimit te Fakulteti i Drejtësisë, Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja. Këta janë vetëm fituesit e parë.

fakultetiGara e vërtetë nis me fillimin e regjistrimeve pas zhvendosjes së herëpashershme të vijës së kuqe, që ndan fituesit me ata që nuk kanë fituar. Duke inkurajuar ata që e gjejnë veten poshtë vijës së kuqe, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, thotë se rreth 400 vende hapen direkt në fazën e parë.

“Kush e ka mesataren mbi 7.5, të rrinë pa u trembur se do të bëhen studentë të fakultetit tonë. Edhe nëse të gjithë shoqet dhe shokët tuaj të shpallur fitues, do të regjistrohen për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë, mbeten 395 vende për ju. Por shumë më tepër kuota do të jenë në dispozicion, pasi një pjesë do të vendosin të regjistrohen në degë të fakulteteve apo universiteteve të tjera.”

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, e hëna është afati përfundimtar i zyrtarizmit të listave, ndërkohë që mësohet se disa fakultete, ndonëse kanë kalkuluar fituesit, kanë zgjedhur të respektojnë datën limit për t’i shpallur. Kjo nënkupton më pak kohë në dispozicion të kandidatëve për të bërë zgjedhjen e tyre.

Në fakt, nuk janë vetëm tre fakultetet e UT-së që i kanë paraprirë datës 28, të shpalljes së fituesve. Universiteti i Sporteve, ai i Arteve dhe universiteti i Korçës kanë të afishuar tashmë në faqet e tyre zyrtare, ID e aplikantëve fitues dhe ata jofitues. Kandidatët për studentë, që e kanë arritur atë çfarë duan, mund të regjistrohen në sekretarinë e fakultetit përkatës që më datë 29 gusht.

Më të vështirë do ta kenë fituesit e një dege më pak të preferuar. Ata duhet të zgjedhin nëse ia vlen të humbasin të drejtën e studimit në atë degë, për të vijuar garën drejt programit të preferuar. Në raundin e parë të regjistrimeve do të jenë 7 faza 2-ditore. Në përfundim të çdo 48-orëshi, lirohen vende bosh nga zhvendosja e vazhdueshme e vizës së kuqe. /panorama/
Shtuar më 26/08/2017, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori