Listat e deputetëve në PS, Rama shkarkon krerët e Peqinit për Alfred Pezën
Procesi i hartimit të listës së kandidatëve për deputetë, po provokon krisjen e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve. Edhe pse është kërkuar që lista e kandidatëve të dalë nga baza socialiste nëpërmjet një procesi transparent, nga ana tjetër Rama mësohet se ka projektuar listën e deputetëve me një grup të ngushtë.

Lista në fjalë ka shkaktuar tension, kundërshti dhe pakënaqësi në radhët e drejtuesve të Partisë Socialiste në rrethe, për shkak të emrave të diktuar nga lart, shkruan Gazeta Shqiptare.


Drejtuesit e PS-se së Bashkisë së Peqinit kanë refuzuar emrin e gazetarit Alfred Peza, i diktuar nga kryesocialisti Rama si kandidat për deputet. Kandidatura e Pezës është hedhur për shqyrtim në strukturat përkatëse të PS së peqinit, për të krijuar idenë se reflekton vullnetin e bazës socialiste. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2013, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori