Lista me aktivitetet për Çlirimin e vendit
Mbi 2oo milionë lekë ka parashikuar qeveria shqiptare për festimet që do të bëhen për 70 vjetorin çlirimit të vendit. Midis aktiviteteve të shumta është parashikuar rikonstruksioni i 30 varrezave të dëshmorëve. Midis numrit të madh të aktiviteteve, është edhe ndihma që ka parashikuar qeveria për Bashkinë e Tiranës të Drejtuar nga Lulzim Basha.

Lista me aktivitetet:

1.Konkursi për moton dhe logon e 70 vjetorit i organizuar nga Ministria e kulturës;
2.Konkursi kombëtar midis shkollave 9 vjeçare dhe të mesme për imazhin luftës Kampionate sportive midis shkollave;
3.Ekspozitë fotografike në pallatin e kulturës;
4.Emetimi i serive të 70 vjetorit të pullave postare;
5.Katalogu i monedhës shqiptare 1917-2014;
6.Emetimi i serisë së monedhave përkujtimore të 70 vjetorit të çlirimit;
7.Krijimi dhe prodhimi i medaljes së 70 vjetorit të çlirimit për t’u shpërndarë veteranëve të luftës. Është parashikuar një numër për rreth 1 mijë veteranësh, por për këtë po punohet edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të nxjerrë listat e sakta te veteranëve që do të marrin medaljen e 70 vjetorit të çlirimit;
8.Medalja e meritës është një tjetër medalje që do të prodhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të jepet për efektivë të policisë dhe forcave të armatosura;
9.Ndërhyrja infrastrukturore të varrezave të dëshmorëve në 30 qytete;
10.Ndërhyrje në restaurimin e varrezave të dëshmorëve në Tiranë;
11.Ndërhyrje në restaurimin e 20 objekteve përkujtimor e, lapidare buste etj, për të cilat po punohet nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Brendshme për të identifikuar dhe për të realizuar 20 objekte më të rëndësishme të cilat me një financim të mjaftueshëm nga qeveria do të restaurohen;
12.Përkujtimi i Konferencës së Pezës është pjesë e këtij kalendari. Gjithashtu një fushatë e gjerë promovimi në media për 70 vjetorin e çlirimit;
13.Botimi i një album,i me fotografi të pa njohura të luftës,
14.Ceremonia e 70 vjetorit të çlirimit të Tiranës që do të marrë një mbështetje edhe financiare në kuadrin e këtij kalendari;
15.Konferenca shkencore “Lufta siç nuk e kemi njohur” organizuar nga Ministria e Arsimit
16.Ekspozitë kombëtare
17.Organizimin e Festimeve të Pavarësisë në Vlorë
18.Ceremonia e nderimit në varrezat e dëshmorëve
19.Ceremonia ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes
20.Hapja e Kryeministrisë për publikun
/albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori