Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të
Interesave ka konstatuar se 117 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e
interesave private “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Pas Largimit” për vitin 2013 dhe 2014.
"Në zbatim të nenit 40, pika 1/a të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të
detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, sipas të cilit “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, gjatë këtyre ditëve, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e
interesave private. Shkarko listën këtu", thuhet në njoftim duke paralajmëruar se në rast mospërmbushje të
detyrimeve, ata do të paditen në Prokurori./albeu.com/
<
center>
center>
Shtuar më 13/06/2014,
ora 22:15