Berisha del nga selia blu, niset drejt Kryeministrisë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta kombëtare e opozitës së bashkuar.

Krah Berishës shihet dy nënkryetarët e PD-së, Luciano Boçi dhe Oerd Bylykbashki.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë që organizohet nga Partia Demokratike pas asaj të 7 Korrikut. Edhe skenari i këtij tubimi thuhet të jetë i ngjashëm me atë të 7 korrikut, ku disa persona do të mbajnë fjalën në një podium, bashkë me ta edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nga ana tjetër policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Një kordon policor është rreshtuar rreth kryeministrisë për të ruajtur distancën mes protestuesve dhe institucionit, ndërkohë janë vendosur profile metalike në hyrje të saj. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë bërë gati në disa pika pranë Kryeministrisë.

Për shkak të protestës janë bllokuar disa rrugë në kryeqytet:

“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Sheshi “Nënë Tereza”

Rruga “Ismail Qemali”

Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Bulevardi “Bajram Curri”

Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.


Shtuar 12.11.2022 16:25