Lista e plotë, aleatët i marrin Bashës 12 mandate deputeti
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dorëzuar listën zyrtare në KQZ ku përveç emrave të rinj dhe mungesave të rëndësishme, ajo që bie në sy është pozicioni i aleatëve.

Duke i hedhur një sy listës vihet re, se Basha ka tentuar të përfshijë sa më shumë aleatë në listat e PD që të maksimalizojë votat e të djathtës.

Partia Republikane

Fatmir Mediu është pozicionuar i 10 në Tiranë dhe pozicionin 14 Blendi Sulaj.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Dashamir Shehi, I 11 në Tiranë, pozicion fitues

Partia Agrare ambientaliste

Ka marrë tre vende fituese, ku në Tiranë kandidon Fuad Haxhiymeri në pozicionin 13, në Durrës kreu i saj, Agron Duka në pozicionin 5 dhe në Fier Olsi Cuko në pozicionin 5.

Partia Demokristiane

Ka marrë një mandat deputeti te sigurt, ku do te kandidoje kryetari i saj, Nard Ndoka si i 5-ti në Shkodër.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Ka marrë pozicionin fitues me numër 3 në Vlorë për kryetarin e saj, Vangjel Dule si dhe pozicionin e diskutueshëm nr. 6 në Korçë, për Ligoraq Karamelon.

Partia Balli Kombëtar

Ka marrë pozicionin jofitues nr. 6 në Vlorë, për kryetarin e saj, Adriatik Alimadhi

Partia e Gjelbër

Ka marrë pozicionin jofitues nr. 5 në Berat për Sazan Gurin.

Partia Lëvizja e Legalitetit

Sulejman Gjana kandidon i 4-ti në Dibër. /albeu.com/


Shtuar më 27/05/2017, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori