Lista e PD, Ristani nga KQZ-ja kandidat për deputet
Edhe pse kryeministri Berisha nuk ka prezantuar ende asnjë kandidat për deputet, disa emra përflitet të jenë pjesë e listës së kreut të PD-së. Njëri prej tyre mësohet të jetë ish-kreu i KQZ-së, aktualisht zëvendësministër i Brendshëm, Arben Ristani, hyrjen e të cilit në politikë e paralajmëroi vetë kryeministri Berisha pak kohë më parë.



Burime për “Gazetën SHqiptare” konfirmojnë se Ristani do të garojë në Tiranë, dhe pikërisht në zonën e “Kombinatit”
Në listën e PD-së pritet të ketë edhe ish-themelues të saj, të larguar prej vitesh nga jeta politike aktive. Eduart Islami është njëri nga figurat kyçe të PD-së gjatë periudhës së mandatit të parë qeverisës.


Në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së do të jetë edhe shefi i kabinetit të kryeministrit Berisha, eksperti ligjor i PD-së, Oerd Bylykbashi. Bylykbashi do të jetë në listën e kandidatëve në qarkun e Durrësit, por nuk përjashtohet mundësia e kandidimit në qarkun e Elbasanit. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori