E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Lista e PD, Basha kandidon gjeneral Gjunkshin në Dibër
Partia Demokratike më në krye Lulzim Bashën i ka dorëzuar KQZ-së listën me 140 kandidatë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në listën e qarkut Dibër janë kandiduar 5 kandidatë dhe kryesohet nga Dhurata Cupi, ndërsa i dyti gjenerali i njohur Xhemal Gjunkshi.

Lista

Dibër
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Edmond Isaku
Sulejman Gjana
Denisa Vata

Gjeneral Major Gjunkshi mbajti postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në vitet 2011-2013. Në këtë pozicion ai zëvendësoi Gjeneral Major Malajn të cilit i mbaroi mandati, shkruan Albeu.com.

Po kush është Xhemal Gjunkshi

Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi lindi në Peshkopi në 30 janar 1963. Ai e filloi jetën ushtarake si skënderbegas në vitin 1978 dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake në vitin 1985.

Në vitin 2008 gjeneral Gjunkshi përfundoi me sukses studimet në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, në Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, në Tiranë.

Në vitin 2007, gjeneral Gjunkshi emërohet komandant i Regjimentit Komando, një prej njësive elitë të FA. Në 2008 nga Federata Ndërkombëtare e Paqes në Botë, gjeneral Gjunkshi merr titullin “Ambasador i Paqes”.

Në 2009, ai promovohet gjeneral brigade dhe emërohet komandant i Komandës Mbështetëse, më vonë njohur si Brigada e Logjistikës.
Më 8 gusht 2011, gjeneral brigade Gjunkshi emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe, më 10 nëntor 2011, i jepet grada madhore gjeneralmajor.

Gjatë karrierës së tij, për punë të shquar dhe kontribute të veçanta, gjeneral Gjunkshi është vlerësuar me urdhëra, dekorata dhe medalje të larta. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2017, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori