Lista e LDK-së për qeverinë e re
Albeu.com
Kryesia e LDK-së zëvendëson Salihajn me Hazirin, dhe emëron ministër të Punëve të Brendshme Fatmir Rexhepin.Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot vendosi që zëvendëskryeministri aktual Adem Salihaj të zëvendësohet nga Lutfi Haziri, ndërsa ka emëruar për Ministër të Punëve të Brendshme Fatmir Rexhepin, bëri të ditur Eqrem Kryeziu nënkryetar i parë i LDK-së.
Kryeziu para gazetarëve tha se vendimi është marrë me koncensus, ndërsa paraqiti listën e plotë të kandidatëve për të kompletuar kabinetin e koalicionit qeveritar, duke ndërruar disa zëvendësministra. Kështu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave zv.ministër emërohet Behxhet Brajshori në vend të Muharrem Ibrahimit, Fadil Kryeziun në vend të Astrit Ajetit zëvendësministër aktual i Shëndetësisë, pastaj ka emëruar Blerim Barutin zëvendësministër të Transportit dhe Telekomunikacionit, në vend të Hafiz Krasniqit, si dhe dy zëvendësministra për ministritë e reja, të Punëve të Brendshme është emëruar Blerim Kuçi dhe poashtu zëvendësministër të drejtësisë ka emëruar Sylë Hoxhën.
Ndërsa, e tërë lista tjetër mbetet e njëjtë, dhe asnjë nga emrat tjerë të përfolur në media gjatë këtyre ditëve nuk është larguar apo tërhequr. Ndërsa, Lutfi Haziri, do të mbetet njëkohësisht edhe ministër i Pushtetit Lokal.
Kryesia e LDK-së, poashtu ka marrë vendim që vendet e mbetura vakante në grupet për bisedime pas zgjedhjes, përkatësisht zëvendësimeve në postet më të larta të shtetit, ka plotësuar ato me Naim Jerliun në grupin politik që pason z.Kolë Berisha dhe me Nekibe Kelmendin që pason presidentin Fatmir Sejdiu, që ishte anëtar në grupin kushtetues.
Kësaj here dy partnerët kryesorë të koalicionit dhe partneri i grupit parlamentar 6 plus, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje shtesë apo aneks, sipas së cilës brenda 100 ditëve mund të rishikohet puna e kabinetit qeveritar.
Propozohet që LDK, AAK dhe partnerët 6 plus, nën një që secili anëtar veç e veç brenda një afati prej 100 ditësh do të rishqyrtojnë, punën e gjithë qeverisë dhe ministrave dhe do të rekomandojnë politika përkatëse në përputhje me kërkesat për ndryshime të nevojshme kualitative të punës së qeverisë.
Ndërsa, nën 2 kjo marrëveshje do të parashihte që partnerët e koalicionit në çfarëdo kohe që të kërkojnë veç e veç, një vendim i tillë i kryeministrit duhet të respektohet sipas procedurave kushtetuese, tha Kryeziu.
"Thelbi kryesor është me vetë mosdhënien e besimit të figurave kyçe, ne po hyjmë në fazën e përshpejtimit të asaj dinamike që kërkohet në një shoqëri demokratike", u shpreh Kryeziu, duke mohuar edhe njëherë se nuk ka asgjë personale në këto ndryshime. Zv.kryeministri i gjertanishëm Adem Salihaj, pas mbledhjes së kryesisë, anëtar i së cilës është, tha se ai do t'i kthehet jetës normale në familje për të përballuar sfidat e jetës, të cilat tha se në të kaluarën kanë qenë edhe më të vështira se ndërrimi i tashëm.



LDK-ja ia dorëzoi sot mandatarit Agim Çeku listën e kandidatëve të saj për kabinetin e ri qeveritar

Lista e kandidateve te LDK-se qe përfundimisht ia dorëzoi sot mandatarit për kabinetin e ri qeveritar, gjeneralit Agim Çeku.

Zv/kryeministër e Ministër i Pushtetit Lokal – Lutfi Haziri
Ministër i Ekonomisë dhe Financave – Haki Shatri;
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - Agim Veliu;
Ministër e Shërbimeve Publike – Melihate Tërmkolli;
Ministër i Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente – Astrit Haraçia;
Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit – Qemajl Ahmeti;
Ministër i Rendit – Fatmir Rexhepi;
Zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave – Behxhet Brajshori;
Zv/ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - Fevzi Berisha;
Zv/ministër i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit – Blerim Baruti;
Zv/ministër i Bujqësisë -Tomë Hajdari;
Zv/ministër i Rendit – Blerim Kuçi;
Zv/ministër i Shëndetësisë - Fadil Kryeziu;
Zv/ministër i Drejtësisë - Sylë Hoxha;
Zv/ministër i Pushetit Lokal – Aziz Lila.
Njëherit LDK-ja konfirmon se pozitat e PSHDK-së dhe partnerëve të tjerë të koalicionit për zëvendësministra të konfirmohen nga mandatari nëpërmjet partive përkatëse, thuhet në një njofgtim të Kryesisë së LDK-së të nënshkruar nga tre nënkryetarët e saj:
Kolë Berisha, Eqrem Kryeziu dhe Naim Jerliu.
Shtuar më 08/03/2006, ora 17:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori