Lista e gjermanëve robër që u shndërruan në partizanë
Pëlqej
Nga Luan Shtëpani

Sapo kapitulloi Italia fashiste, vendin e saj e zuri Gjermania naziste. Shumë të vrarë e të plagosur në luftë për çlirimin e vendit. Pavarësisht se në Historinë e Shqipërisë është pasqyruar saktë ajo që ka ndodhur, sërish del nevoja e plotësimit me fakte dhe dokumente të reja. Në kuadër të këtij objektivi, pasqyrohen dhe këto dëshmi që vijnë në një këndvështrim tjetër.

Pas përfundimit të luftës, në Shqipëri ka pasur një numër të kufizuar ushtarësh dhe robërish gjermanë, gjithsej 1523. Populli shqiptar i ka mbajtur dhe trajtuar mirë gjermanët e mbetur, gjë e cila konfirmohet dhe në këto dokumente.

Listat e gjermanëve që u “shndërruan” në partizanë

Për herë të parë prezantohen një listë e cila fillon kështu: “Lista emërore e ushtarakëve partizanë gjermanë”. Po kështu kemi dhe një lisë tjetër emërore që siç cilësohet e “partizanëve gjermanë” që janë hedhur vullnetarisht në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Terminologjia e përdorur në këto dokumente ka një domethënie të madhe.

Që në fillim tregohet se sa tolerantë kanë qenë dhe janë shqiptarët, pavarësisht se në luftë humbën pjesëtarë të familjeve të tyre. Meqenëse këto dokumente prezantohen për herë të parë mbetët detyrë e historianëve që të hulumtojnë, për të na e sjellë sa më të reale atë që ka ndodhur pas çlirimit të vendit

Dokumenti

Në dokumentin e lëshuar nga ish komandanti i Brigadës 20 më 3 korrik 1945, tregohet se i quajturi Hugo Myler ka qenë qysh në muajin gusht 1944">1944 deri në muajin dhjetor 1944">1944 si partizan i brigadës së 20-të. Ai është larguar veti i dytë nga ushtria gjermane që ishte në Pogradec me pushkë dhe me revole. Prej Pogradeci erdhi në Korçë.

Nga dhjetori i 1944">1944 deri më tani ka punuar në Korçë. Sjelljet kanë qenë të mira. Sot i jepet lirimi që ka kërkuar nga Brigada. “I quajturi Hygo Myller, me nënshtetsi gjermane nga (Hexter) ka qenë qysh në muajin gusht 1994 deri në muajin dhjetor 1944">1944 si partizan i Brig. XX.

Ky është larguar vete i dyti nga ushtria gjermane që ish në Poradec me pushkë dhe me revole. Prej Poradecit erdhi në Korçë që ish Brig.XX. të cilën u inkuadrua. Prej dhjetorit 1994 deri tani ka punuar në Korçë. Sjelljet e tij kanë qenë të mira. Sot i jepet lirimi, që ka kërkuar nga Brig.XX.”, thuhet në letrën e shkruar dhe firmosur nga Riza Kodheli, ish-komandat i Brig.XX.S e tesh anëtar i Shtabit të Divizionit III.S.

Dëshmitë për sjelljen e robërve gjermanë

Më 31 gusht 1945 sipas një dëshmie deklarohet se dy gjermanë punojnë pranë një tregtari i cili merrej me import -eksport në Tiranë.

Ai do të deklaronte se ata janë të punësuar pranë tij me konditë që kur tu dalë urdhri për tu riatdhesuar, ato do të jenë të lirë. Ndërsa më 13 shtator 1945 lëshohet kjo certifikatë mirësjellje nga ofiçina ushtarake në Korçë, për një gjerman i cili kishte qenë i punësuar aty.

“I quajturi Willy Freitag gjerman, ka punuar në ofiçinën ushtarake të Korçës për një kohë prej 5 muajsh si ndihmës mekanik. Gjatë kohës që ka punuar ka pasur sjellje të mira, gjithashtu dhe në punë ka qenë i palodhur.

Për këtë lëshohet kjo certifikatë që të paraqesë kur ta lypë nevoja”. Këto janë vetëm disa raste që tregojnë se si janë trajtuar robërit gjermanë në Shqipëri. Nëse do të ekzistonte mundësia për t’i mbledhur gjitha dëshmitë ne do të kishim në duar një libër të madh me faqe humanizmi.

Riatdhesimi/ Raporti i Sigurimit të Shtetit

Në janar 1947, raportohet se numri i robërve gjermanë në Shqipëri është 222 vetë, ku 100 prej tyre janë përqendruar në një kamp.

Ato merren kryesisht me punime të ndryshme në qytet, në drejtorinë e punimeve ushtarake, në spitalin ushtarak, në autorepart në fabrikën e cigareve, etj.

Sipas raportit, më përpara kontrolli i robërve gjermanë bëhesh në rregull, kur këto të fundit ishin të izoluar dhe nuk lejoheshin të qarkullonin në qytet.

Ndërsa kohët e fundit, gjermanët e veshur civilë dhe pa u dalluar fare nga të tjerët, bëjnë takime në qytet me njerëz të dyshimtë nga të cilët marrin lajme të ndryshme të brendshme dhe të jashtme.

Tregohet për dy gjermanë që lëvizin shpesh në qytet, duke u takuar me njerëz të dyshimtë shqiptare dhe të huaj, që sipas sigurimit po ndikojnë dhe tek robërit e tjerë.

Mesa kuptohet në raport do të shtoheshin masat e vëzhgimit për të gjithë gjermanët, ku padyshim do të ishte shumë i vështirë grumbullimi i të dhënave për veprimtarinë e tyre në kohë reale.

Sipas raportit, çështja e riatdhesimit i preokupon së tepërmi robërit gjermanë.

Qëndrimin e tyre në Shqipëri e cilësojnë pa vlerë duke deklaruar se fajin e luftës e kishte Shtatmadhoria gjermane dhe se ato ishin të pafajshëm.

Riatdhesimin e lidhnin duke thënë se BS i dërgoi të gjithë robërit që zuri në luftë në Gjermani, bile dhe trupat e S.S. Sipas Sigurimit të Shtetit këto lajme këto i marrin nga familjet e tyre që i kanë në Gjermani.

Tabela

Lista emërore e gjermanëve

Në dokumentin që disponojmë nga arkivat rezultojnë se janë 15 gjermanë të kthyer në partizanë.

Në dokument 14 janë shkruar emrat e tyre me datën e lindjes, si dhe nga janë, ndërsa vetëm një emër është shkruar me dorë: Phanhauzer Ladisllavo. Në krah të 14 emrave ndodhet një shenjë e kuqe, që konfirmon praninë e tyre në brigadat e partizanëve. Ja emrat:

Leherberger Kurt- D.l 1./VI/1914 në Lugan Im Erzegebirgen (Sa), prej datës 3.91944 partizan në Diviz. XIII E.L.A.S

Grossman HANS- D.L. 24.XII.1912 në Haege Westfalen, prej datës 28.8.1944">1944 partizan në Diviz.XIII E.L.A.S

Buchebner Hans- D.l. 24.XII.1912 në Gresden Nied Oeest, prej datës 28.81944 partizan në Diviz. XIII. E.L.A.S

Jani Hurbert- D.L. 29.X.1900 në St. Poelten Nied Oeest, prej datës 3.IX.1943, partizan në Diviz. XIII-të E.L.A.S

Donath Willy- D.L 3.V.1912 në Dresden. Prej datës 3.9.1943. partizan në Divizioin e XIII-të E.L.A.S

Troeger Rolf- D.;.23.I.1925 në Luagua Erzegeb, prej datës 16.6.1944">1944 partizan në Diciz. XIII-E.L.A.S

Weresch Heinrich- D.l.4.5.1909 në Zwic Sachesen. Prej datës 3.9.1944">1944 partizan në Diviz. XIII-E.L.A.S

Schindler Hermann- D.l. 22.9.1905 në Berlin. Prej datës 3.9.944, partizan në Divizionin e XIII-të E.L.A.S.

Straube Fritz- D.l. 9.VII.1902 në Tshepau Sachsen. Prej datës 20.8.1944">1944, Brigadën e XIX-të S.

Henrich Hermann- D.l, 12,3,1906 në Francfurt a.Main. prej datës 20.8.1944">1944, partizan në Brigadë e XIV-të S.

Haberkerh Max- d.l. 18.XII.1904 në Rockitz sachen. Prej datës 20.0.1944">1944, Partizan në Brigadën e XIX-të.

Shmidt Willy- dt. 1.26.XI. 1914- në Leipzig. Prej dt 20.0.1944">1944, partizan në brigada XIX-të

Musil Artur- dt.1.31.I.1906 në Breslau. Prej datës 10.X.944, partizan në Brigadën XIV-të.

Shmidt Erich- D.L. 26,IV,1920 në Koeln. Prej datës 5,VIII-944, Partizan në Brigadën e VIII-të S.

Pfanahauzer Ladisllvalo nuk ka info.
Shtuar më 04/09/2017, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori