Tirana nis sot aventurën në Champions, ja si pritet të rreshtohen kryeqytetasit ndaj Dudelange

Tirana do të nisë ditën e sotme aventurën e saj në Champions League, me sfidën që do të luhet në orën 19:30, teksa përballë kampionëve të Shqipërisë do të jetë Dudelange.

Një përballje shumë e rëndësishme për kryeqytetasit të cilët do të kërkojnë ta nisim me këmbë të mbarë pjesëmarrjen në këtë kompeticion, me Orges Shehin që duhet të skicojë formacioni e skuadrës për këtë duel.

Shehi u shpreh në konferencën e zakonshme për shtyp se Totre dhe Seferi kanë shfaqur shqetësime, teksa mbetet për t’u vendosur kush do hidhet në fushë nga minuta e parë.

Me shumë gjasa Tirana zbret në fushën e blertë me skemën 4-3-3.

TIRANA: Bekaj; Toshevski, Behiratche, Najdovski, Ismajlgeci; Aleksi, Totre, Limaj; Seferi, De Silva, Xhixha /h.ll/albeu.com


Shtuar 6.07.2022 11:00