Lista e deputetëve, Braçe: Nuk ka asnjë kriter dhe parim për përzgjedhjen
Deputeti i Partisë Socialiste Ejon Braçe ka sqaruar miqtë e tij në Facebook por edhe opinionin publik se nuk ka asnjë të të vërtetë mbi kandidimin e tij. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, nuk ka të miratuar asnjë dokument kriteresh e parimesh mbi bazë të të cilit do të përzgjidhen kandidatët për deputetë.



"Pas kolapsit në inbox, këtu në profil dhe telefon, më duhet që në respekt të shqetësimit të shumë shumë njerëzve dhe në pamundësi për t’ju kthyer një pergjigje nominale, Ju sqaroj: nuk ka asgjë të vërtetë përsa i përket kandidimit tim. Së pari nuk ka asnjë vendim të kryesisë së PS për këtë çështje; Sepse, nuk ka të miratuar asnjë dokument kriteresh e parimesh mbi bazë të të cilit do të përzgjidhen kandidatët për deputetë; Sepse, nuk ka asnjë analizë të punës të secilit prej deputeteve egzistues të grupit parlamentar duke më përfshirë dhe mua; Sepse, nuk ka asnjë konsultim të të deleguarit të Kryesisë, me mua, me ne deputetët në qarkun Berat dhe mbi të gjitha me anëtarësinë e PS në këtë Qark; Sepse, nuk ka asnjë konsultim të të ngarkuarit të Kryesisë në GSO për qarqet e Jugut, me mua, me ne deputetët në Qarkun Berat dhe mbi të gjitha me anëtarësine e PS në këtë Qark. Rrini të qetë! Unë i qendroj parimit që do të vendosni ju, socialistët e thjeshtë që punoni në çdo fushatë në çdo bllok, lagje, fshat, komunë e bashki! Ka tre muaj që unë po degjoj, siç ju, që udhëheqësit e LSI që kanë dalë në fushatë nëpër Berat (vetëm tani janë bërë të gjallë) t’u premtojnë njerëzve se: Erjon Braçe nuk do të kandidojë në Berat. Por unë nuk di që LSI vendos për PS dhe për kandidatët e saj. Jemi larg shumë. Po të ishte ndryshe s’do isha unë në PS." sqaron Brace ne Facebook.
Shtuar më 25/02/2013, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori