I vihet tritoli një banese në Durrës
LISTA/ Deputetët e rinj të LSI pas djegies së mandateve
Thirrjes së Lulzim Bashës për të djegur mandatet iu përgjigj pozitivisht edhe Monika Kryemadhi, e cila theksoi se Rama nuk ka parë gjë akoma.

Sipas Kodit Zgjedhor, një deputet e humb mandatin nëse nuk paraqitet në sallën e Kuvendit për gjashtë muaj. Në raste të tilla, mandati i kalon me vendim KQZ-je deputetit që është në radhë në listën e kandidatëve për deputetë të dorëzuar nga partia apo koalicioni.

Djegia e mandateve është një proces mjaft i komplikuar duke e bërë këtë më shumë një veprim politik se sa ligjor, pasi rregulli e do që mandatet të zëvendësohen. Zëvendësimi kërkon kohë dhe nëse mbaron lista e partisë kalon tek lista e aleatëve që kanë hyrë në zgjedhje.

Albeu.com ka bërë një renditje të deputetëve të rinjKuvend nëse LSI zgjedh të mos hyjë më në sallë për gjashtë muaj.

Më poshtë gjeni deputetët e rinj të LSI në çdo qark të vendit, gjithnjë nëse LSI zgjedh të mos futet më në Kuvend dhe emrat e mëposhtëm pranojnë mandatin.

DEPUTETËT E RINJ TË LSI

Tiranë
1-Klevi Pojana
2-Ardit Çela
3-Erion Bixha
4-Ylli Shehu
5-Edmond Rrushi

Durrës
1-Flamur Gjuzi
2-Arb Shtylla

Elbasan
1-Enver Roshi
2-Zenun Bullari

Fier
1-Erisa Xhixho
2-Nimet Musai

Korçë
1-Piro Kapurani

Dibër
1-Aurora Mara

Vlorë
1-Sokol Dervishaj

Berat
1-Llambriola Misto
2-Taulanta Vrapi

Lëzhë
1-Elda Hoti. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori