Lista "bombë": 100 kriminelë dhe shtetarë do të hyjnë në burg këto ditë
Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se ka një listë me zyrtarë policie me mbi 100 persona, të cilët janë përfshirë në trafikun e drogës.

Pjesë nga deklaratat:

Zheji: Qarkullon një fjalë që është një listë me 100 persona që rrezikojnë të arrestohen këto ditë.

Demiraj: Është e vërtetë që gjatë ushtrimit të detyrës jam njohur me një listë personash të kupolës së policisë e poshtë. Mbi 100 veta në kupolën e policisë. Ekziston një listë nga shërbimet e inteligjencës brenda shtetit dhe të huaja. Është e dërguar në prokurori.

Biçaku: Është dërguar në prokurori?

Demiraj: Po!

Biçaku: Nga ju apo shërbimet partnere?

Demiraj: Nuk ta konfirmoj. Është një listë që janë përfshirë në dy vitet e fundit me trafikun e drogës. Lista është përgatitur në Shqipëri. Është kryesisht produkt shqiptar. Prokurorët e krimeve të rënda janë të demotivuar sot, pasi me reformën shkrihen. Në shumë raste kur prokuroria ka filluar hetimet, ka pasur presion të jashtëzakonshëm. Janë rrethuar gjykatat para dy tre vjetësh.

Ish-ministri zbulon: Xhafaj s’e largon dot, ja kush e mbron Haki Çakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisionin 360gradë, të Artur Zhejit në Oranews, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kreun e policisë se Shtetit Haki Çako.

I pyetur nga moderatori Artur Zheji se, pse nuk e kishte kërkuar dorëheqjen e Haki Cakos kur ishe ne detyrë, Demiraj tha:

Nuk e kam kërkuar pasi e dija që e mbronte Kryeministri.

“Fatmir Xhafaj nuk mund të largojë dot Haki Çakon, vendimin për shkarkimin e drejtorit të policise e merr kryeministri”, tha Demiraj.
Shtuar më 20/10/2017, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori