LISTA/ 11 "drejtorët legena" që Rama i shkarkoi si fajtorë për problemet me qeverisjen
Del lista me emrat e 11 drejtuesve socialiste ne rrethe qe u shkarkuan dje pas mbledhjes se Kryesise se Partisë Socialiste.

Shkak për këto shkarkime mësohet të kenë qenë vonesat e pajustifikueshme në riorganizimin e partisë.

Ata duhet të kishin ngritur strukturat koordinuese elektorale në funksion të zgjedhjeve vendore të pranverës vitin e ardhshëm.

Burime nga mbledhja thanë se në vend të tyre do të komandohen kryetarë të rinj për një periudhë tremujore, pasi procedura për zhvillimin e zgjedhjes së tyre, një anëtar një votë, do të kërkonte më shumë kohë.

Rama kishte deklaruar më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS se ishin "disa drejtorë legena që i prishnin punë në rrethe duke urdhëruar marrjen e masave ndaj tyre".

Mes te shkarkuarve janë kreu i degës së PS-së në Cërrik, Devoll, Memaliaj, Dibër, Selenicë dhe Delvinë. Kryetari i PS-së, Edi Rama, u ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe që të identifikojnë njerëz me integritet në çdo qark, duke e hapur partinë për t

Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar

1. Arvit Osja – Shkodër
2. Gëzim Salla – Cërrik
3. Afrim Mikli – Dibër
4. Agron Ivani – Kurbin
5. Edvin Tuci – Përmet
6. Nertil Bellaj – Selenicë
7. Erold Begolli – Devoll
8. Edmonda Harizaj – Memaliaj
9. Abedin Katana – Tropojë
10. Elton Arbana – Shijak
11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore
Shtuar më 24/10/2018, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori