Liroi nipin e Enver Hoxhës e mikun e Mediut, kush është gjyqtari "zemërbardhë" i Fierit
Çuditë në drejtësinë shqiptare nuk kanë të ndaluar.

Ditën e sotme Gjykata e Fierit ka liruar Sardian Sulejmanin duke i falur thuajse 5 vite burg.

Ky vendim për anëtarin e bandës së Durrësit të dënuar me 25 vite burg ka shkaktuar shumë zhurmë.

Vendimin për të anëtarin e bandës së Durrësit, i dënuar me 25 vite burg, e ka dhënë gjyqtari Piro Sota.

Piro Sota nuk është një gjyqtar i panjohur, pasi ai u ka dhënë lirinë dhe shumë të dënuarve të rrezikshëm në Shqipëri.

Sota i ka dhënë lirinë të dënuarin e dosjes "Xibraka", nipin e diktatorin Enver Hoxha, Ermalin ku nga 10 vite burg, vuajti vetëm 3 prej tyre.

Gjykata e Fierit e refuzoi kërkesën për ekstradim të paraqitur nga drejtësia italiane ndaj Fatmir Kajollit, i cili do të vuante 40 vite në qeli në shtetin fqinjë për trafik ndërkombëtar droge.

Në një seancë të posaçme gjatë ditës së sotme kreu i trupës gjyqësore Piro Sota kontestoi letërporosinë e mbërritur nga pala italiane për ekstradimin e Kajollit si një dokument me parregullsi dhe probleme ligjore.

Ndonëse ishte dënuar me burg në Itali, Kajolli vuajti vetëm dy vite heqje lirie në Shqipëri, pasi nga burgu doli me vendim të gjyqtarit Sota.

Piro Sota i njohu Kajollit më shumë se dy vite përfitim nga amnistia duke e lënë në "arrest shtëpie".

Fatmir Kajolli një person me influencë në Fier, i njohur si biznesmen, por dhe me angazhime në jetën publike të qytetit si anëtar i këshillit bashkiak nga Partisë Republikane.
Shtuar më 20/01/2020, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori