E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Liroi djalin e Ruçit, Marku emëron të besuarën e saj në vend të Hajdarmatajt
Shkarkimi i prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ishte një lëvizje e papritur e kryeprokurores Arta Marku.

Hajdarmataj ishte prokuror i çështjes Tahiri dhe kjo lëvizje e madhe vjen vetëm një ditë pasi ai thirri në organin e akuzës shoferin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në vend të tij është komanduar prokurorja Donika Prela.

Por kush është Donika Prela?

Prela nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ajo ka mbajtur kreun e Prokurorisë së Durrësit dhe është akuzuar nga opozita për korrupsion.

Çështja e cila e bëri atë të famshme, ishte dhënia e lirisë për djalin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Prokurorja e re ka përfaqësuar akuzën në rastin e arrestimit dhe kontrollit të automjetit të shtetasit Ledion Ruçi. djalit të kreut të Kuvendit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 dhe ajo i kërkoi gjykatës lirimin e djalit të Gramoz Ruçi dhe shpalljen e paligjshme të kontrollit të automjetit ku udhëtonte i dyshuari. /albeu.com/



Shtuar më 09/05/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori