Lirohet studentja Azizaj, e arrestuar për bojën ndaj ambasadorit
Është liruar nga policia Ana Azizaj, studentja e cila u arrestua mbrëmjen e djeshme për protestën që u zhvillua të shtunën e 11 Majit përpara shtëpisë së ambasadorit të OSBE-së, Bern Borchart.

Ajo është pyetur në komisariat lidhur me sulmin me bojë që iu bë banesës së ambasadorit, dhe më pas është lënë e lirë.

Nga një vëzhgim i shpejtë në profilin e Azizajt rezulton se e reja ka qenë mjaft aktive dhe në protestat e studentëve që u mbajtën në muajin Dhjetor, po ashtu dhe në tubime e opozitës.

Një grup të rinj, mes tyre dhe Azizaj, mbrëmjen e protestës së 11 Majit, shkuan poshtë shtëpisë së ambasadorit të OSBE-së dhe shkruan në mur: Turp për ty!, ku nuk munguan as brohoritjet dhe thirrje.

Pikërisht kjo revoltë e të rinjve, është dënuar me forcë nga qeveria socialiste, duke thënë se një sulm ndaj trupës diplomatike në vend, ka qenë i paprecedentë, dhe dëmton rëndë imazhin e vendit./albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori