Lirohet polici i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të miture
Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për të liruar nga dhomat e paraburgimit, efektivin e policisë Berhan Bajrakurt të zonës Gruemirë në Malisëin e Madhe.

Bajrakurti, disa ditë më parë u akuzua për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçarje ku si provë u shpërnda në media një video e tij ku tregonte organet gjenitale.

Por që në atë kohë askush nuk ka marrë përsipër denoncimin dhe kundrejt tij nuk është bërë asnjë kallzim.

Gjykata rivlerësoi masën për policin dhe vendosi masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa Bajrakurti mohoi akuzat për ngacmim seksual ndaj një të miture. /albeu.com/



Shtuar më 22/02/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori