Lirohet një tjetër i arrestuar me grupin e kokainës për mungesë provash
Për mungesë provash, mësohet se në mesditë është liruar edhe një tjetër i arrestuar i përfshirë në grupin e kokainës. Prokuroria për Krimet e Rënda, ka urdhëruar lirimin e Fatmir Hoxhës, pasi nuk u gjet asnjë provë që e lidh atë me aktivitetin e këtij grupi.

Një ditë më parë u lirua edhe Egest Dankësi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i afërm i vëllezërve Klement dhe Arjan Dalipi, që kishin marrë me qera magazinën ku ishte instaluar laboratori i përpunimit të kokainës.

Tashmë me lirimin e tyre mbeten vetëm nente të arrestuar, dy prej të cilëve janë kolumbianët që kryenin procesin e përpunimit. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori