Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për Armando Prengën, nga "
arrest me burg" në "
arrest shtëpie". "Kjo seancë ishte thjesht për masën e sigurisë, është në proces.
Gjykata vlerësoi ecurinë. Nuk ekzistojnë dyshime të arsyeshme që ky person të rrijë. Çështja e
hetimit është çështje themeli", ka deklaruar avokati Maks Haxhia.
Ndërkaq, hetimi për ish deputetin e përjashtuar nga PS do të vazhdojë, por ai do të dalë nga burgu i Vaqarrit, për të pritur në shtëpinë e tij zhvillimet e
hetimit. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2015,
ora 15:01