Lirohet Mario Meshini, i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit
Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme vendimin për lirimin nga qelia të Mario Meshiniti i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit. Ai është lënë i lirë për mungesë provash.

Ndaj tij u dha masa "detyrim paraqitje".

Mario Meshini u arrestua më 30 Janar të vitit 2018, në një lokal disa orë pas vrasjes së Devi Kasmit.

Kasmi u vra më 29 Janar pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, ndërsa për këtë krim pak ditë më pas u pranogsën 5 persona dhe një u shpall në kërkim.

Identifikimi i autorit të vrasjes Efthymiout idhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.
Shtuar më 16/05/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori