Lirohet i akuzuari kryesor per krimin ne Suhareke
Albeu.com
Beograd- I akuzuari kryesor në gjykimin për krimin në Suharekë, ish-komandanti i njësitit të policisë speciale të Serbisë, Radosllav Mitroviq, është liruar të enjten nga përgjegjësia për dhënien e urdhrit për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999.Tre nga të akuzuarit për këtë krim janë liruar nga përgjegjësia, ndërsa dy të tjerë janë dënuar me burgim prej 20 vjetësh. Dy të akuzuarit tjerë janë dënuar me 13 përkatësisht 15 vjet burgim.

Gjykata serbe për krime lufte kishte filluar procesin gjyqësor ndaj shtatë të akuzuarve më 3 tetor të vitit 2006. /REL/


Shtuar më 24/04/2009, ora 15:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori