Lirohet Gani Zogaj
Albeu.com
Pas një seance që ka zgjatur disa orë Gani Zogaj i arrestuar dje me dyshimin se ka fshirë serverin e Ministrisë së Transportit dhe Postës dhe Telekomunikacionit është liruar me procedurë të rregullt, njofton Zëri.Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it e ka liruar Zogajn, pasi sipas avokatit të tij Osman Havollit baza e prokurorisë për paraburgimin e Zogajt ka qenë e zbehtë.

Ai ka thënë se klienti i tij është arrestuar pasi kishte kërkuar nga policët e EULEX-it urdhërin me shkrim për bastisje.

Gani Zogaj zyrtar i Teknologjisë Informative në Ministrinë e Administratës Publike është liruar nga ndalimi policor, por ai vazhdon të jetë i dyshuar dhe akuzohet për pengim të mbledhjes së provave.

Zogaj nuk ka pranuar të flas per mediat pas lirimit.
Shtuar më 30/07/2010, ora 20:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori