Lirohet drejtori i Tatimeve Shkodër
Gjykata e Shkodrës tashmë ka liruar drejtorin e Tatimeve, Hysen Hysajn. Gjykata dha masën "detyrim paraqitjeje" për Hysajn, i cili u arrestua të hënën pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Drejtori dyshohet se ka kredituar në mënyrë të kundraligjshme 10 milionë lekë të reja si TVSH, për një subjekt tregtar.

Prokuroria e rrethit bën të ditur se administratori i kësaj kompanie është djali i motrës së drejtorit dhe se kompania e tij kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2016, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori