“Të dua sot dhe përgjithmonë”, Arilena uron publikisht partnerin me fjalët e ëmbla (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Arilena Ara është prej kohësh në një lidhje me menaxherin e saj Popi Kola. Ato janë pjesë e jetës së njëri-tjetrit që prej 8 vitesh dhe kanë premtuar se do të jenë dhe për shumë vite të tjera.

Këtë të Shtunë Popi feston ditëlindjen dhe Arilena e ka uruar me fjalët më të ëmbla. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto krah partnerit ku shkruan se do të jenë bashkë deri në përjetësi.

“Përtej përjetësisë! Gëzuar ditëlindjen lumturia ime e pafund! Njeriu im në këtë jetë dhe në çdo jetë tjetër. Të dua sot dhe për një mijë përgjithmona”, ka shkruar Arilena.


Shtuar 2.05.2020 12:00