Lirohen te arrestuarit ne Viti
Albeu.com
Janë liruar rreth 70 zyrtarët komunalë të Vitisë, përfshirë nënkryetarin, këshilltarë komunalë dhe administratorë të fshatrave që ishin arrestuar të martën gjatë ditës.Shkak për arrestimet masive ishte bërë ekzekutimi i një vendimi të Gjykatës në Viti, që të lëshohet objekti që përdoret nga ana e Drejtorisë së Arsimit.

Gjykata ka vendosur që këtë objekt ta shfrytëzojë Shoqata e Gjuetarëve “Drenusha”, që pretendon se i përket objekti që dikur ishte pronë e Shoqatës së Gjuetarëve “Jelena”.

Meqë punëtorët komunalë kanë refuzuar të largohen nga objekti, policia i kishte arrestuar.

Kryetari i Vitisë, Nexhemedin Arifi, ka thënë për KTV-në kanë vendosur t’i pezullojnë të gjitha aktivitetet derisa objekti në fjalë ti rikthehet komunës. /ktv/
Shtuar më 15/07/2009, ora 19:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori