Lirohen nga burgu dy mjekët që kuruan vrasësin e biznesmenëve në Laç
Janë lënë të lirë dy mjekët që kuruan autorin e dyshuar për ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç.

Ka qenë Gjykata e Apelit Tiranë, me trupe gjyqësore të kryesuar nga Z. Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga Av. Arber Hoxha dhe Av. Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekeve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamaj. Masa e sigurimit “arrest në burg” u ndryshua në “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masëssigurimit, e cila do ti hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.
Shtuar më 13/07/2020, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori