Lirohen hapësirat e plazhit në Qerret dhe Spille, procedohen 3 punonjësit e bashkisë Kavajë
Policia ka vijuar lirimin e hapësirave publike për pushuesit. Sipas policisë janë liruar plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Qerret-Spille.

Vijon operacioni ” Plazh i lirë”, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.Lirohen nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kavajës sekuestron rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Procedohen nga 2 përfaqësues subjektesh konkretisht A.B dhe E.H, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kavajës ka përcjellë dokumentat në Prokurori edhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit “Plazh i Lirë” të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.


Shtuar më 11/08/2019, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori