Lirohen aktivistet e "Vetevendosjes"
Albeu.com
Zyrtarë nga Policia Rajonale e Gjilanit, kanë bërë të ditur se aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, të arrestuar pas protestës të së premtes, me rastin e bllokimit të hyrjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit, janë liruar.
Ata janë intervistuar dhe më pas prokurori komunal kishte urdhëruar që rasti të procedohet në Gjykatën Komunale në procedurë të rregull, ndërsa të dyshimtit të lirohen.
Siç ka raportuar më heret Portali Koha.Net, duke u mbështetur në burime policore, pas acarimit të situatës para hyrjes së Asamblesë Komunale në
Gjilan, Policia e Gjilanit ka ndërhyrë për të zhbllokuar hyrjen, para së cilës po prisnin kryetari i Komunës dhe kryesuesi komunal, Qemajl Mustafa e Izmi Zeka dhe këshilltarët komunal, me ç`rast ka arrestuar disa aktivistë të "Vetëvendosjes".
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë se policia ka arrestuar 21 persona, të cilët tashmë janë liruar. Hashani ka thënë se janë lënduar 2 policë dhe një aktivistë i „Vetëvendosjes“.
Shtuar më 09/07/2010, ora 23:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori