Lirohen aktivistet e "Vetevendosjes"
Albeu.com
Aktivistët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni dhe Blerim Maçastena të arrestuar të martën para dite nga Policia e Kosovës, dy të parët në Prishtinë, ndërsa maçastena në Podujevë, në orët e pasditës janë liruar, ka njoftuar policia, pa dhënë detaje të tjera.
Dy aktivistët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni, janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës derisa po prisnin që të hynte trupi gjykues në gjykimin kundër Albin Kurtit. Arrestimi i tyre është bërë në bazë në një fletarrestim të lëshuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës, nën akuzën për dëmtim të pronës së luajtshme. Ata akuzohen për dëmtimin e mbi 20 veturave të EULEX-in në shtator të vitit të kaluar.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadria, por nuk është përgjigjur se pse këta aktivistë nuk janë arrestuar më herët kur dihet që nuk janë fshehur, por pikërisht në kohën kur fletarrest është lëshuar edhe për Albin Kurtin.
Ndaj këtyre dy aktivistëve është duke u zhvilluar seancë në Gjykatën Komunale kur pritet t’u caktohet masa.
Po të marten, është arrestuar edhe aktivisti i lëvizjes “Vetëvendosje!”, Blerim Maçastena, i cili është shoqëruar për në Stacionin Policor të Podujevës, derisa po mblidhte nënshkrime për peticionin kundër gjykimit të Albin Kurtit. Rreth orës 12:00 kur edhe ka ndodhur rasti, Maçastena është marrë në pyetje nga policia e këtij stacioni.
Zyrtarët policorë të Stacionit në Podujevë kanë thënë se Blerim Maçastena, është arrestuar me urdhër të Gjykatës Komunale në Prishtinë, por nuk kanë dhënë detaje tjera.
Pak para se të arrestohej, Maçastena i ka thënë “Kohës Ditore”, se “policia më paskan kërkuar në shtëpi”. Ai ka treguar se akuzohet se ka marrë pjesë në dëmtimin veturave të EULEX-it në Prishtinë.
Shtuar më 24/02/2010, ora 02:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori