Lirohen 2 shqiptaret e marre peng ne Irak
Pëlqej
Albeu.com
Lirohen dy shqiptaret nga Tetova qe u moren peng te enjten ne Irak. Lajmi konfirmohet nga burime te ushtrise britanike qe kontrollon zonen e Basras ku ndodhi pengmarrja. Dy shqiptaret nga Tetova Rasim Ramadani e Faruk Ademi punonin per kompanine gjermane “Ekolog” ne Irak dhe ne kembim te lirimit te tyre u kerkua nje shperblim ne para. Nuk dihet nese lirimi i dy shtetasve maqedonas u be pas ndonje pagese qe mund t’u jete bere pengmarresve.

Te punesuarit e "Ekolog", se bashku me pronarin e firmes do te kthehen neser ne Shkup.

Maqedonia ka vetem 32 ushtare ne Irak ne kuader te forcave te koalicionit, por jane rreth 1500 shtetasit maqedonas qe punojne per kontraktore te ndryshem ne kete vend.

Ne gusht 2004 tre punetore maqedonas u moren peng ne jug te Bagdadit dhe disa muaj me vone u konfirmua lajmi se ata ishin vrare.
Shtuar më 20/02/2006, ora 10:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori