Ministri Lleshaj ka dhënë detaje lidhur
operacionin e lirimit të 11-vjeçarit
Alvin Berisha nga kampi Al-Hol në Siri. Në emisionin Opinion, ai tha se gjithë meritat në këtë operacion e kishte shteti
shqiptar.
“
Alvin Berisha është i lirë, është kthyer në familjen e tij falë një punë të disa autoriteteve: italiane, shqiptare, kryqi i kuq, gjysmë hëna e kuqe etj… Unë kam qenë atje për të përshpejtuar këtë proces”, tha
Ministri i Brendshëm.
“Të gjithë ata njerëz aty janë pjesë e ekipit
shqiptarë. Nuk kam shkuar unë për të bërë
operacionin, nuk kam shkuar unë ta zhvilluar
operacionin. Nisma për
operacionin është ndërmarrë nga Republika e Shqipërisë, na kanë ndihmuar Italia, Kryqi i Kuq dhe gjysmë hëna e kuqe.
Ata kanë vepruar në emër dhe për llogari të shtetit
shqiptar. Kemi marrë dhe autorizimi nga babai për lirimin, e ka dhënë për policinë shqiptare. Qeveria italianë ka punësuar ngushtësisht me ne”, theksoi më tej
Ministri.
Shtuar më 11/11/2019,
ora 22:47