Keni dëgjuar ndonjëherë për spinaqin e kuq? Është ideal për luftimin e kësaj sëmundjeje

Deri më tani, kemi mësuar, dëgjuar dhe treguar për përfitimet që vijnë nga spinaqi jeshil, por edhe i kuqi ofron një sërë benefitesh shëndetësorë sidomos në kurimin e anemisë. Gjethet dhe kërcinjtë e spinaqit të kuq lëshojnë lëng të kuq që ka një ëmbëlsi, aromë dhe shije po aq delikate sa ajo e spinaqit jeshil. Sipas të dhënave në Shqipëri, disa fermerë po kultivojnë këtë kulturë të veçantë për të plotësuar kërkesat e limituara të disa restoranteve të shtrenjta në kryeqytet si dhe gjithashtu kërkesat e disa tregtarëve të huaj me qëllim eksportin e tyre.

Vlerat dhe si ta përdorni kundër anemisë

Spinaqi i kuq është i pasur me hekur dhe i dobishëm kundër anemisë. AgroËeb.org sugjeron konsumimin e lëngut të kësaj perimeje ose ta kombinoni me vezë, lëng limoni dhe mjaltë. Kjo pije duhet konsumuar një herë në ditë për një javë dhe kuron aneminë. Merrni dy tufa me spinaq të kuq. Lajini mirë me ujë të bollshëm. Shtypini dhe grijini deri sa të formoni një lloj salce, të cilës duhet t’i shtoni një lugë gjelle me lëng limoni, një lugë gjelle me mjaltë dhe një vezë. Përziejeni dhe kullojeni lëngun e formuar dhe pijeni një herë në ditë për një javë deri sa të arrini rezultatet e duhura. Ky lëng vjen në ndihmë edhe për të rritur qarkullimin e gjakut në trup.

Efektet e tjera kurative

Spinaqi i kuq përmban vitaminë C e cila përmirëson shikimin ndërsa i vjen në ndihmë sistemit imunitar. Gjethet e spinaqit të kuq përmbajnë disa proteina që ulin nivelet e insulinës në gjak. Spinaqi i kuq përmirëson tretjen. Ai përmban shumë fibër dhe është i dobishëm kundër diabetit, kolesterolit dhe mbipeshës. Gjithashtu, spinaqi i kuq ndihmon në përmirësimin e funksioneve të veshkave dhe pastron gjakun.

Shumë receta për t’i shijuar

Spinaqi i kuq mund të konsumohet në shumë mënyra të ndryshme. Atë mund ta hani të gjallë ose të gatuar. Gjethet e spinaqit mund t’i kavërdisni lehtë, t’i përdorni në sallata, t’i përzieni me perime, fruta , vezë, arrorë, makarona ose djathë. Ky lloj spinaqi përdoret gjërësisht në shumë receta me bazë erëzash, xhenxhefili, hudhre, qepe, specash djegës dhe kremëra të ndryshëm. Gjethet e spinaqit të kuq mund të thahen dhe të mbahen në frigorifer për një deri në dy javë.


Shtuar 11.02.2022 19:47