Lirimi i "të fortit" të Myslym Shyrit, si u manipuluan provat për eliminimin e ish policit Arben Bilali.
Gjykata e Apelit e Tiranës ka adresuar akuza ndaj policisë së shtetit për manipulim të provave ndaj Gjergji Cukalit pas arrestimit të tij disa muaj më parë në lidhje me vrasjen e ish policit Arben Bilali.

Duke analizuar mënyrën si janë marrë mostrat e analizave të AND-së së Gjergji Cukalit dhe gjurmët e gishtave në një bidon uji të gjetur në makinën e tij, gjykata thekson se marrja dhe përdorimi i këtyre provave është bërë në mënyrë të dyshimtë dhe në kundërshtim me ligjin.

Me këtë argument gjykata ka hequr masën e sigurisë për gjergji cukalin duke urdhëruar lirimin e tij në shtator 2019">2019.

Gjykata thekson në vendim se prova e vetme mbi të cilën Prokuroria ka bazuar dyshimin e arsyeshëm dhe është vendosur masa e sigurimit “arrest në burg”, cila është përgjigjja e aktit të ekspertimit biologjik krahasues të ADN me datë.30.05.2019">2019, përpiluar nga Instituti Policisë Shkencore, është e papërdorshme pasi kjo prove rezulton te jete kryer ne menyre te kundraligjshme duke shkelur rëndë urdherimet e dispozites ligjore gjate fazes se hetimit.

Sipas gjykatës, edhe bidoni plastik ku u gjetën gjurmët e gishtave ato nuk rezulton te jete sekuestruar kryer ne vendin e ngjarjes por ne nje ambient te mbyllur/te fshehte, garazh i policise shkencore ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, vetem me punonjes policie dhe eksperte te policise shkencore te varur prej ketyre te fundit (policise), shkruan ora neës.

Apeli i cilëson këto veprime të fallsifikuara, aspak serioze apo profesionale, për rrjedhojë prova materiale e emërtuar me nr.7 ne Procesverbalin për këqyrjen e vendit të ngjarjes date 01.02.2019">2019, ora 16:30, është e papërdorshme në procesin penal.



Shtuar më 08/10/2019, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori