Me lot në sy, Lindita Nikolla mban fjalimin e lamtumirës në Kuvend? (VIDEO)
Pëlqej
Ndërkohë që jashtë dyerve të Kuvendit me mijëra studentë vijojnë ditën e 10 të protestës së tyre, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zgjedhur t’u flasë nga foltorja e Kuvendit.

Por ajo që u vu re në fjalimin e Nikollës ishte, se fjalimi i saj ngjasonte si një fjalë dorëheqje, ndërsa ajo vetë e quajti "një fjalim me fuqinë e zemrës".

Në fund të fjalimit Nikolla tha se të gjithë përgjegjësinë e mban ajo vetë, ky mesazh zakonisht përdoret gjatë fjalimeve kur një Ministër apo zyrtarë i lartë jep dorëheqjen.

Megjithatë Nikolla nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Fjalimi i plotë:

“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin. “Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd.
Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta. Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta. “Lindita Nikolla, dil në Bulevard dhe shkolla është e jona”. Po të dashur student, ndaj i mbyllëm shumë kioska. Unë dalë në Bulevard me peshën institucionale. Faleminderit kolegë për mbështetjen dhe kurajon, për reformën sistematike. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi. Ata kanë të drejte, por për të fituar një bejte është drejt tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi.” u shpreh Nikolla. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori