Lindi foshnjën dhe u intubua prej koronavirusit, si është gjendja e 22-vjeçares
Një 22-vjeçare e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë.

Albeu.com mëson se e reja ka ardhur nga Korça një javë më parë.

Para dy ditësh ajo ka sjellë në jetë fëmijën te Sanatoriumi me anë të një ndërhyrje çezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”.

Pas lindjes, 22-vjeçares i është komplikuar gjendja dhe mjekët e kanë intubuar.

Fatmirësisht foshnja është në gjendje shumë të mirë. Ndërkohë që 22-vjeçarja i ka parametrat shumë të dobët. /albeu.com
Shtuar më 23/02/2021, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori