Linda Rama poston foton e Zahos në ditën e parë të shkollës: T’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim
Bashkëshortja e kryeministrit Edi
Rama, Linda, ka ndarë momentetb e djalit të saj
Zaho, teksa ulet për herë të parë sot në bankat e shkollës.
Zaho shihet i veshur sport dhe me tufën me lule për mësuesen, teksa përqafohet me të ëmën e tij.
"
Zaho ne shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për femijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fë
mijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim!", shkruan Linda
Rama në postimin e saj.
Vetë kreu i qeverisë Edi
Rama duket se nuk ka qenë në ditën e parë të të birit, pasi prej disa ditësh ndodhet në takime zyrtare jashtë vendit.
Ndërkohë që ky fillimvit e gjen Shqipërinë mëe një numër më të ulët nxënësish.
Numri i nxënësve në shkolla është duke u tkurrur me shpejtësi dhe kjo është më e dukshme në arsimin
9-vjeçar">
9-vjeçar.
Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni i lartë janë dy faktorët që po zbrazin shkollat, dhe do të bëhen sfidë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i nxënëseve në arsimin
9-vjeçar">
9-vjeçar këtë dekadë ka rënë me 30%, ndërsa në raport me vitin e parë të tranzicionit 1991, me 45%. Nxënësit e regjistruar në arsimin
9-vjeçar">
9-vjeçar në vitin 2019 ishin rreth 295 mijë, nga 421 mijë në vitin në 2010 dhe mbi 540 mijë në vitin 1991.
Shtuar më 14/09/2020,
ora 11:48