Sot mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit në Tiranë, të pranishëm Borrell dhe Varhelyi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ndodhet në Tiranë, pasi do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit.

Dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi mbërritën dje në vendin tonë.

Fillimisht Borrell do të takohet me kryeministrin, Edi Rama para se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri që mbahet për herë të parë në Tiranë në 16 mars.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp./albeu.com/