Limaj: Pavarësia nuk është zgjidhje optimale, por një kompromis
Albeu.com
"Çfarëdo tendence për të hapur çështjet për të diskutuar rreth ndarjes së Kosovës ata duhet të kenë parasysh hartën e rajonit", tha Fatmir Limaj - nënkryetar i PDK-së.Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë bënë të qartë se pavarësia e Kosovës nuk është zgjidhja optimale por kompromisi që shqiptarët po bëjnë në Ballkan. "Çfarëdo tendence për të hapur çështjet për të diskutuar rreth ndarjes së Kosovës ata duhet të kenë parasysh hartën e rajonit", tha Fatmir Limaj - nënkryetar i PDK-së.
Kosova nuk dëshiron kthimin në piken zero siç ka qenë ish –Jugosllavia në vitin 1990, ne dëshirojmë që më ketë kompromis të cilin ne e kemi pranuar i cili është shumë i dhimbshëm me ketë kemi dëshmuar që jemi për reflektim të paqes dhe stabilitetit në Ballkan ,
Limaj, gjithashtu ka kërkuar nga kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu, përshpejtimin e ndërtimit të kapaciteteve shtetërore duke filluar me hapjen e zyrave diplomatike ne qendrat më të rëndësishme diplomatike botërore.
Shtuar më 08/08/2007, ora 17:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori