E rrallë: Watford i habit të gjithë me këtë goditje nga këndi (VIDEO)

Në futboll jemi mësuar që goditjet standarte shpesh të zhvillohen me skema të ndryshme. Zakonsiht skemat aplikohen në goditjet e dënimit, por në Angli skemat e çuditshme ndodhin edhe në një goditje nga këndi.

Në sfidën mes Watford dhe Sheffield Wednesdayt, vendasit kanë patur të drejtën e një goditje nga këndi, ku dhe kanë aplikuar një skemë, që padyshim i ka çuditur kundërshtarët. Të gjithë lojtarët e Watfordit qëndruan në cepin ku po goditej kornja dhe në momentin që topi u krosua, u nisën të gjithë drejt zonës.

Një skemë për të kapur në befasi kundërshtarët, por që në fund nuk funksionoi, pasi goditja e këndit nuk solli asnjë rrezik për portën e  miqve.


Shtuar 2.04.2021 19:44

Tags: ,