Limaj: EULEX-i nuk ka gjetur asgje antiligjore
Albeu.com
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, të Kosovës Fatmir Limaj, ka deklaruar se EULEX-i gjatë bastisjeve në MTPT dhe në shtëpinë e tij nuk ka arritur të gjejë asgjë antiligjore.
"Në ditën e kontrollit kam dhënë një deklaratë se në këtë vend respektohet ligji, normat dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me organet e drejtësisë për të dalë e vërteta në dritë", ka thënë Limaj, duke shtuar se organet e drejtësisë duhet të kryejnë punët e tyre, pa ndërhyrje politike dhe pa interferime në këtë proces.
Shtuar më 13/05/2010, ora 22:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori